Asociacioni, më së largu deri në fund të vitit

28 maj 2018 | 08:17

Shefi i delegacionit të Kosovës për dialog teknik, Avni Arifi, ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re”, se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të formohet më së largu deri në fund të këtij viti, nëse i njëjti do të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e shtetit të Kosovës.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se janë në pritje të draftit të statutit të Asociacionit.

Arifi ka theksuar se pala e Kosovës është duke u angazhuar maksimalisht për t’i jetësuar sa më parë obligimet ndërkombëtare.

I pyetur nëse çështja e Asociacionit rrezikon të mbetet për finalen e dialogut Kosovë – Serbi, ai nuk e ka mohuar një gjë të tillë, por ka thënë se pala e Kosovës po angazhohet për t’i jetësuar obligimet ndërkombëtare.

“Ne po punojmë që obligimet tona ndërkombëtare t’i jetësojmë”, ka theksuar Arifi.

Sipas tij, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe mund të formohet më së largu deri në fund të këtij viti, nëse i njëjti do të jetë në përputhje me ligjet e shtetit të Kosovës.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rasim Selmanaj,…