Duhet unitet politik për dialogun
Njohësi i rrethanave politike në vend, Behxhet Shala, ka thënë se është çasti vendimtar që të gjitha partitë politike të bëhen bashkë dhe të arrijnë konsensus për ta parandaluar çdo rrezik të mundshëm.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se faktori politik në Kosovë duhet të ketë unitet për procesin e dialogut me Serbinë.
Shala ka theksuar se nëse nuk arrihet ky unitet, të gjithë do ta paguajnë çmimin.
Sipas tij, askush nuk mund t’i ikë përgjegjësisë nga ky proces. Shala ka hedhur poshtë mundësinë që pjesë e bisedimeve të jetë edhe çështja e territoreve, duke thënë se nëse kufijtë vihen në lojë, atëherë lufta është e pashmangshme.
Ai ka vlerësuar se loja e territoreve është një kërcënim në mënyrë që të pranohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)