Iniciativa për Specialen duhet të marrë epilog
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për nismën e së premtes në Kuvendin e Kosovës lidhur me zhbërjen e Gjykatës Speciale.
Ai ka thënë se iniciativës së 43 deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale duhet t’i jepet një epilog në Kuvend.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se kjo iniciativë është legjitime dhe se qeveria do ta respektojë çfarëdo vendimi që merr Kuvendi për këtë çështje. Haradinaj ka pranuar se shfuqizimi i Ligjit për Specialen mund t’i sjellë pasoja Kosovës.
Ai ka bërë me dije se AAK-ja ka votuar kundër kur është themeluar Gjykata Speciale dhe vazhdon të jetë kundër saj edhe sot. Kryeministri ka theksuar se janë të interesuar që selia e Speciales të jetë në Kosovë.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)