Në orën 14:00 mbahet seanca për deportimin e gjashtë turqve
04 prill 2018
| 10:51
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që sot të mbahet seanca e jashtëzakonshme për deportimin e gjashtë shtetasve turq, të cilët ishin drejtues dhe mësues të kolegjit “Mehmet Akif”.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë se me kërkesë të 40 deputetëve është vendosur që seanca të fillojë në orën 14:00.
/Epoka e re/