Nuk e votojmë demarkacionin
15 mars 2018
| 07:27
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh sekretar organizativ i kësaj lëvizje, Ismajl Kurteshi, ka bërë me dije se kjo parti nuk ka ndryshuar qëndrim karshi marrëveshjes për shënimin e kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se Vetëvendosja është kundër izolimit të Kosovës, por nuk mund ta votojë versionin aktual të demarkacionit.
Sipas tij, përgjegjësit e këtij izolimi duhet ta gjejnë rrugën për të dalë nga kjo situatë.
Kurteshi ka theksuar se populli po paguan faturat e politikanëve të korruptuar.
Ai është shprehur i pakënaqur me mënyrën e qeverisjes në vend dhe, sipas tij, kjo Qeveri është duke humbur legjitimitetin dhe besimin qytetar.