FBI konfirmon hetimet për lidhjen mes Rusisë dhe kampanjës së Donald Trump
FBI konfirmon hetimet për lidhjen mes Rusisë dhe kampanjës së Donald Trump
20.03.2017 | 22:21
Drejtori i FBI-së, James Comey, ka konfirmuar për herë të parë se byroja amerikane po heton ndërhyrjet e pretenduara ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit të kaluar.

Kjo përfshin edhe marrëveshjet e mundshme, të fshehta, mes Moskës dhe kampanjës së Trumpit. Comey e bëri këtë deklaratë të hënën në një seancë dëgjimore në Komitetin për Inteligjencë të Dhomës së Përfaqësuesve, duke thënë se hetimet e agjencisë do përfshijnë “natyrën e çfarëdo lidhje mes njerëzve të përfshirë në kampanjën e Trumpit dhe qeverinë ruse”. Comey u tha panelit që ka marrë këtë hap të jashtëzakonshëm duke konfirmuar këtë hetim, kjo për shkak të interesimit enorm të publikut në këtë rast. “Pasi që është një hulumtim i hapur dhe në vazhdim, dhe është i klasifikuar, nuk mund të them asgjë më shumë për atë që jemi duke bërë dhe sjelljen e kujt jemi duke e hetuar,” shtoi Comey. Comey tregoi që FBI është duke hulumtuar edhe pretendimet kontroverse të Trumpit lidhje me përgjimet nga Obama. “Nuk kemi ndonjë informacion që mbështet pretendimet e tij,” tha ai./DW

List of videos