Franca ka rritur sigurinë për zgjedhjet presidenciale
Franca ka rritur sigurinë për zgjedhjet presidenciale
21.04.2017 | 16:28
Franca ka rritur masat e sigurisë për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në fundjavë, pas sulmit të së enjtes mbrëma, ku është vrarë një polic dhe janë plagosur dy të tjerë. “
Asgjë nuk duhet të pengojë këtë moment historik, i cili është fundamental për kombin tonë”, ka thënë kryeministri francez, Bernard Cazeneuve, pas mbledhjes urgjente të kabinetit të sigurisë më 21 prill.
Cazeneuve ka thënë se rreth 50 mijë policë dhe xhandarë do të ofrojnë siguri gjatë votimeve në raundin e parë të zgjedhjeve që do të mbahen më 23 prill, ndërkaq 7 mijë ushtarë gjithashtu do të patrullojnë.
Një person sulmoi policinë në Champs-Elysees gjatë 20 prillit, duke vrarë një polic dhe plagosur rëndë dy të tjerë. Sulmuesi më pas u vra nga autoritetet e rendit. Autoritetet ka thënë se kanë identifikuar sulmuesin por emri i tij nuk është bërë ende publik. Mediet kanë raportuar se sulmuesi është një francez 39-vjeçar, i cili jetonte në periferi të Parisit. Ai kishte qenë i njohur për shërbimet e sigurisë si radikal islamik.
List of videos