Interpoli kap armë në 23 shtete
Interpoli kap armë në 23 shtete
21.04.2017 | 16:33
Qindra armë, një raketë hedhëse dhe një mitraloz janë sekuestruar gjatë një operacioni ndërkombëtar policor të udhëhequr nga Interpoli.
Shënjestra e ndërhyrjes, sipas “Euronews”, ishte trafikimi i paligjshëm i tyre nga vendet e Ballkanit dhe Evropës Lindore. Në total janë kapur 321 armë zjarri. Shqetësimet në rritje mbi terrorizmin dhe trafikun e paligjshëm të armëve e kanë kthyer krijimin e një rrjeti të fuqishëm policor në objektiv të rëndësishëm të operacionit “Këmbëza”. “Suksesi nuk matet vetëm me numrin e kontrolleve, personat e arrestuar apo numrin e sendeve të sekuestruara. Përmes sinkronimit të veprimeve të policisë në të njëjtën kohë në vende të ndryshme, ne i dërgojmë kriminelëve një mesazh të qartë. Efektivë policie nga shtete të ndryshme të botës bashkojnë forcat e punojnë bashkë kundër krimit të organizuar”, ka deklaruar kreu i Interpolit,Branislav Pavloviq.
Gjatë operacionit që ka mbuluar 23 vende, janë përfshirë 8 mijë efektivë nga shtetet pjesëmarrëse, me ç’rast janë vënë në pranga 149 persona. “Euronews” ka raportuar se për një periudhë kohore 48 orësh nga data 6 deri më 8 prill janë konfiskuar rreth 20.000 municione.
(TCh)
List of videos