Vriten dy ushtarë ukrainas në lindje të vendit
Vriten dy ushtarë ukrainas në lindje të vendit
21.04.2017 | 17:43
Ushtria ukrainase ka deklaruar se dy ushtarë të saj janë vrarë në përleshjet me separatistët e mbështetur nga Ukraina.
Zëdhënësi i ushtrisë, Andriy Lysenko, ka thënë se luftimet janë zhvilluar përreth Avdiyivka, një qytet i kontrolluar nga qeveria që gjendet në afërsi të rajonit të Donetskut, që kontrollohet nga separatistët. Në 24 orët e fundit, 8 ushtarë po ashtu janë plagosur, ka thënë ai. Ndërkaq, separatistët kanë thënë se në luftimet gjatë javës së kaluar, janë vrarë dy luftëtarë.
List of videos