10 fakte të rëndësishme të projektit për Termocentralin “Kosova e Re”
10 fakte të rëndësishme të projektit për Termocentralin “Kosova e Re”
21.04.2017 | 12:33
Projekti më i rëndësishëm dhe më i madhi i të gjitha kohërave i realizuar në ndonjëherë në Kosovë e posaçërisht në fushën energjetike, Termocentrali “Kosova e Re”, është në fazën përfundimtare të fillimit të realizimit të tij. Më poshtë do t’i gjeni disa fakte të rëndësishme të projektit për Termocentralin “Kosova e Re”.
1. Pas analizave të shumta në vitin 2001, si përfundim ishte arritur zëvendësimi i termocentraleve të vjetra me kapacitete të reja prodhuese. Shumë ministra e Qeveri kishin premtuar ndërtimin e Termocentralit të ri, por vetëm pas 16 viteve ky projekt do të jetësohet.
2. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka paralajmëruar se nënshkrimi i marrëveshjes komerciale, me investitorin “Contour Global”, pritet të realizohet këto ditë.
3. Termocentrali “ Kosova e Re” do të ndërtohet afër Termocentralit “Kosova B” në Obiliq.
4. Vlera e përafërt e ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re” do të jetë rreth 1 miliard euro.
5. Dhjetë mijë persona do të mund të punësohen gjatë ndërtimit të termocentralit, derisa 500 persona do të jenë të punësuar të përhershëm.
6. Termocentrali i ri do të ketë një kapacitet gjenerues prej 450 megavat.
7. Ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re” përkrahet pa rezervë nga SHBA, Banka Botërore, FMN, BE.
8. Implikimet në mjedis do të jetë minimal. Termocentrali i ri do të ketë filtër më të avancuar.
9. Ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re”, do të ndikon pozitivisht në ekonomitë familjare dhe ekonominë e përgjithshme, pasi që do të ndikoj në zbritjen e çmimit të energjisë elektrike.
10. Termocentrali i ri dikur ishte emëruar edhe “Kosova C”. /Telegrafi
List of videos