Hoti premton mbështetje për autobusë edhe për qendrat tjera të Kosovës
Hoti premton mbështetje për autobusë edhe për qendrat tjera të Kosovës
11.01.2017 | 16:19
Ministri i Financave (MF), Avdullah Hoti, në përurimin e autobusëve të trafikut urban në Prishtinë, ka premtuar se Qeveria e Kosovës do të mbështesë projekte të tilla edhe në qendrat e tjera të Kosovës, Prizren, Pejë, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë dhe Mitrovicë.
“Jam i lumtur që sot, pas një pune të gjatë, po arrijmë që qytetarëve të Prishtinës t’ju mundësojmë një trafik urban më modern. Marrëveshja për Garanci Shtetërore, e cila është kërkuar nga “Trafiku Urban” dhe është negociuar nga ekipi i kryesuar nga Ministria e Financave, garanton kredinë që Trafiku Urban ka marrë për blerjen e 51 autobusëve. Kredia ka vlerë totale prej 10 milionë euro, me maturitet 12 vite, ku 2 vite janë grejs periudhë dhe 10 vite amortizim i kredisë. Interesi vjetor është 1% + Euribor 6-mujor, gjë që e bën këtë kredi mjaft të volitshme. Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Financave do të mbështesë projekte të tilla edhe në qendrat e tjera të Kosovës, Prizren, Pejë, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë dhe Mitrovicë”, ka deklaruar Hoti.
 
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)
List of videos