KEK-u realizon planin e prodhimit 98.9 % (FOTO)
KEK-u realizon planin e prodhimit 98.9 % (FOTO)
11.01.2017 | 16:05
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se është duke e realizuar planin e prodhimit 98.9 për qind.
“Përkushtim i jashtëzakonshëm i punëtorëve të KEK-ut për t’i mbajtur termocentralet në operim. Për vëmendjen tuaj, fotografitë që mundë t’i shihni nuk janë në Siberi, por te ftohësit e termocentraleve të KEK-ut. Pavarësisht kësaj gjendje të jashtëzakonshme të krijuar ditët e fundit nga kushtet ekstreme atmosferike edhe pavarësisht vështirësive për shkak të pajisjeve të stërvjetruara, KEK-u, ditëve të fundit është duke realizuar planin e parashikuar me përpikëri. Si ilustrim, më 10.01.2017 plani i prodhimit është realizuar 98.9 për qind më saktë, nga 15360 MWh të planifikuara ka arritur ta realizojë prodhimin 15190 MWh, një gjendje e ngjashme është edhe ditën e sotme. Duke pasur parasysh gjendjen e krijuar për sa i përket sigurisë energjetike kombëtare dhe nevojën e shtuar për energji elektrike, KEK-u, përveç grupeve të operimit që punojnë në tri ndërrime, për të tejkaluar situatën aktuale të acarit, është përforcuar edhe me ekipet e mirëmbajtjes në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit, Termocentralin Kosova A dhe Termocentralin Kosova B”, është thënë në njoftimin KEK-ut.
 
Shih Raportin e planifikim-realizimit për datën: 10 janar, 2017:
 
 

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)
 
 
 
List of videos