Ministri Shala mban ligjëratë në Universitetin Bujqësor të Tiranës
Ministri Shala mban ligjëratë në Universitetin Bujqësor të Tiranës
21.04.2017 | 16:45
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Ferat Shala, ka vizituar të premten Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku është takuar me rektorin e këtij universiteti prof. dr. Bari Musabelliu.
Në këtë takim, Shala dhe Musabelliu kanë biseduar për mundësit e bashkëpunimit të ndërsjellë. Ministri Shala i ka ofruar rektorit Musabelliu bashkëpunim në të gjitha fushat me interes të përbashkët për të dyja palët që përfshin fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor. Gjithashtu, gjatë kësaj vizite ministri Shala ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit, para të cilëve ka prezantuar të arriturat dhe prioritetet e MMPH-së.
Në ligjëratën e tij, Shala ka vënë theksin tek problemet e ndjeshme që ka Kosova me ajrin, ujin dhe mbeturinat.
List of videos