Selimi: Për demarkacionin i bindëm edhe deputetët e pozitës
Selimi: Për demarkacionin i bindëm edhe deputetët e pozitës
21.04.2017 | 16:48
Prej kohës kur është nënshkruar marrëveshja në Bruksel në vitin 2015, për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, opozita nuk ka ndryshuar qëndrimin për kundërshtimin e formës aktuale të demarkacionit.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Rexhep Selimi, ka thënë për “Telegraf”-in se kurdo që do të dërgohet nga Qeveria e Kosovës Projektligji për demarkacionin në Kuvend, LV-ja do ta kundërshtojë me çdo kusht. Selimi nuk e përjashton mundësinë e përdorimit të gazit lotsjellës në Kuvend për ta kundërshtuar votimin e demarkacionit. “Kurdo që vjen demarkacioni në Kuvend, Vetëvendosje! e ka të njëjtin qëndrim që dy vite. Besoj që edhe partitë si AAK-ja dhe Nisma e kanë të njëjtin qëndrim”, ka thënë ai. Selimi ka thënë se me kundërshtimin e vazhdueshme të demarkacionit me Malin e Zi kanë arritur të bindin edhe disa deputetë të pozitës. “Me vendosmëri i kemi bindur edhe deputetët e pozitës”, ka deklaruar Selimi.
Po ashtu, votimin e demarkacionit e kanë kundërshtuar edhe deputetët e koalicionit qeverisës Nait Hasani (PDK), Shpejtim Bulliqi dhe Adem Salihaj (LDK).
Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi mbetet kushti i vetëm për liberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian.
List of videos