Veseli: Kosova është një “minierë ari”, mund ta bëjmë shembull të zhvillimit ekonomik
Veseli: Kosova është një “minierë ari”, mund ta bëjmë shembull të zhvillimit ekonomik
20.03.2017 | 21:24
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se është jashtëzakonisht i kënaqur me dëgjimet që po iu bën qytetarëve të cilët po kërkojnë përgjegjësi prej udhëheqësve të vendit.
“Kemi një situatë në të cilën njerëzit kanë nevojë që të kenë përkrahjen institucionale. Askush nuk po kërkon lëmoshë por përgjegjësi”, ka thënë Veseli.
Ai ka deklaruar se institucionet duhet t’i japin përkrahje këtyre njerëzve që kanë qëllim jetësor Kosovën si vend të zhvilluar. “Kemi një bilanc tmerrësisht negativ tregtar. Njëkohësisht kemi papunësi të madhe, kurse tregu ka nevojë për kuadro të përgatitura për tregun e punës”, ka thënë Veseli.
Ai është shprehur se Kosova ka resurse të ecë përpara. “Kosova ka mundësi edhe të eksportoj produkte, sidomos bujqësore dhe minerale. Kosova është një ‘minierë ari’ dhe nëse veprohet me seriozitet atëherë kemi mundësi të ecim përpara”, ka thënë Veseli. (RTK)
List of videos