Këta deputetë bëhen pjesë e Kryesisë së Degës së PDK-së në Skenderaj
Këta deputetë bëhen pjesë e Kryesisë së Degës së PDK-së në Skenderaj
21.04.2017 | 16:40
Kryesia e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Skenderaj është plotësuar të premten me anëtarë të rinj.
Sipas një komunikate për medie të kësaj partie, plotësimi me emra të anëtarëve të rinj ka ardhur pas vendimit të nxjerrë në Konventën e PDK-së, që deputetët e Parlamentit të Kosovës të jenë pjesë e kryesive të degëve. “Në bazë të këtij vendimi anëtarë të rinj të Kryesisë së degës janë deputetët Nuredin Lushtaku, Ganimete Musliu, Blerta Deliu dhe Fadil Beka. Po ashtu, Kryesia e degës është plotësuar edhe me anëtarë të rinj femra për të respektuar vendimin për respektim të kuotës gjinore në strukturat e PDK-së në masën 40 për qind. Anëtare të reja të Kryesisë së PDK-së nga Këshilli Drejtues janë: Vlora Vojvoda, Ferdane Beqiri dhe Mirelë Çitaku”, është thënë në komunikatë e degës së PDK-së në Skenderaj.
Në këtë mbledhje të Kryesisë së Degës së PDK-së në Skenderaj është diskutuar edhe çështjet financiare dhe funksionimi i zyrës së kësa partie, ku është marrë vendim që njeri nga nënkryetarët e degës së PDK-së në Skenderajt të jetë mbikëqyrës financiar.
List of videos