Lladrovci përuron asfaltimin e rrugës në Fushticë të Poshtme
Lladrovci përuron asfaltimin e rrugës në Fushticë të Poshtme
16.08.2017 | 18:10
Komuna e Drenasit ka përfunduar projektin e asfaltimit të rrugës në fshatin Fushticë e Poshtme.
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, gjatë vizitës në këtë fshatë, ka thënë se projekti është shtrirë në dy segmente të fshatit, i pari është në gjatësi prej 1470 metra dhe segmenti i dytë në gjatësi prej 565 metra.
Lladrovci ka thënë se me përfundimin e asfaltimit të këtyre rrugëve në këtë fshat përfundohen të gjitha segmentet që lidhin lagjet me rrugët kryesore të fshatit Fushticë e Poshtme.
Asfaltimi i kësaj rruge është realizuar në bashkëfinancim me Komunën e Drenasit dhe Ministrinë e Infrastrukturës.
Lladrovci, ditë me parë ka marrë pjesë edhe në asfaltimin e rrugës në fshatin Godanc që po ashtu ishte bashkëfinancim me Komunën e Drenasit dhe Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal.
List of videos