Ndërrohet komanda sllovene e LMT-së së KFOR-it
Ndërrohet komanda sllovene e LMT-së së KFOR-it
20.04.2017 | 16:59
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, të enjten ka pritur për vizitë lamtumirës kapitenin Mitija Magdiq-Copello, komandant i LMT-së së KFOR-it që udhëhiqet nga KFOR-i slloven.
Gjithashtu kryetari Mulaku i ka dëshiruar mirëseardhje dhe ofruar bashkëpunim maksimal komandantit të ri të kësaj strukture kapitenit Boris Majce.
Magdiqi nga kryetari Mulaku është shpërblyer me një mirënjohje si dhe e ka falënderuar për bashkëpunim shumë të mirë në relacionin KFOR - komunë. “I jemi mirënjohës KFOR-it e në veçanti kapitenit Magdiq për kontributin e dhënë në ofrimin e komuniteteve, si dhe fushën e sigurisë”, është shprehur Mulaku.
Ndërsa kapiteni Magdiq ka thënë të jetë i impresionuar me mikpritjen dhe mirësjelljen e qytetarëve dhe drejtuesve të pushtetit lokal. “Bashkëpunimi ka qenë shumë i frytshëm, por jam befasuar për të mirë me pushtetin lokal sesi i trajton jashtëzakonisht mirë komunitet në mënyrë që ata po ndjehen qytetarë të barabartë”, ka thënë Magdiqi. Gjithashtu ai e ka vlerësuar punën e mirë të Komiteteve Lokale të Sigurisë në Bashkësi, si dhe angazhimin e mirë institucional në ruajtje e mbrojtje të objekteve të trashëgimisë kulturore. Në këtë takim lamtumirës kapiteni Magdiq i ka dhuruat kryetarit Mulaku një simbol të Ushtrisë Sllovene dhe një gur nga Miniera e “Trepçës”, e cila simbolizon përkrahjen e udhëheqjes dhe shtetit slloven nga koha e grevave të minatorëve dhe protestave gjithëpopullore kundër regjimit të Millosheviqit.
List of videos