PDK-ja: Shpend Ahmeti ia humbi mbi 100 milionë euro Prishtinës
PDK-ja: Shpend Ahmeti ia humbi mbi 100 milionë euro Prishtinës
13.08.2017 | 13:10
Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prishtinë, edhe sot ka kritikuar qeverisjen në Prishtinë se ka humbur mbi 100 milionë euro.
Përmes një konference për medie, zyrtarët e PDK-së kanë prezantuar humbjet e këtyre mjeteve nga qeverisja e Shpend Ahmetit, për shkak të paaftësisë së tij, keqmenaxhimit dhe keqplanifikimit të buxhetit të Komunës së Prishtinës.
Asamblisti i PDK-së në Prishtinë, Muhamet Selmani, ka thënë se nëse analizohet buxheti i Komunës së Prishtinës, që ishte planifikuar në këto katër vjet, shihet se kreu i Prishtinës gjatë tërë kohës i ka shërbyer vetëm partisë së tij dhe jo qytetarëve të Prishtinës. “Komuna e Prishtinës, për këto katër vjet ka pasur në dispozicion një buxhet për 305.52 milionë euro, ndërsa ka arritur të realizojë vetëm 204.47 milionë euro, duke bërë kështu që kryeqyteti të mbetet pa 101 milionë investime kapitale dhe shërbime të tjera. Nëse një kryetar komune dështon t’i realizojë 101 milionë euro investime që vetë i ka planifikuar, atëherë ky nuk ka sesi të quhet ndryshe përveçse një kryetar i dështuar, ku dembelisë së tij ia kanë parë sherrin gjithë qytetarët e Prishtinës”, ka thënë ai.
Një qytetar i këtij vendi, sipas Selmanit, kurrë nuk do të lejonte që kryeqytetit tonë që ka nevojë për miliarda euro investime, t’i humbnin mbi 100 milionë euro. Aq më keq, sipas tij, që me miliona euro të buxhetit i kanë paguar bandat e tyre për ta shkatërruar dhe djegur Prishtinën. “Se ata që menaxhojnë me Shpend Ahmetin dhe qeverisjen në Prishtinë janë më të vërtetë të padijshëm dhe nuk ju ka interesuar fare qyteti dhe qytetarët, tregon edhe fakti tjetër që ata e kanë marrë qeverisjen e qytetit me një buxhet prej 80.78 milionë euro, kurse po e mbyllin me një buxhet prej 70.77 milionë euro”, ka thënë Selmani.
List of videos