Nënë Tereza, Kosova, Shqipëria dhe...
Nënë Tereza, Kosova, Shqipëria dhe...
20.03.2017 | 11:42
Shkrimtarët Prend Buzhala e Mikel Gojani botojnë librin monografik “Fryma dhe rezistenca tereziane e humanizmit” (1)
Shkruan: Lekë Mrijaj
 
Shkrimtarët e mirënjohur, Prend Buzhala e Mikel Gojani, në vitin e kaluar (2016) apo në Vitin e Shenjtërimit të Shën Terezës, nën përkujdesjen e Ramadan Mehmetit, kanë nxjerrë në dritë nga Shtëpia Botuese “Rozafa”, në Prishtinë, librin e titulluar, “Fryma dhe rezistenca tereziane e humanizmit” (Nga veprimtaria e ShHBK “Nëna Terezë” në Klinë, 1990-2000).
Është një libër i konceptuar mirë në disa segmente tematike e që krijon një koncept unik të strukturimit të librit. Në të përfshihen lidhjet e pa ndara të shoqatës “Nënë Tereza” me Kosovën, e aktiviteti i përgjithshëm i ShHBK “Nënë Tereza”, dega në Klinë, që nga viti 1990-2000, degë, e cila drejtohej nga kryetari i saj shumëvjeçar dr. Ukë Berisha. Në këtë libër monografik përshkruhet dhe spikatet e tërë puna e palodhshme dhe e patjetërsuar e ShHBK “Nënë Tereza” në Klinë.
Dante Alighieri ka thënë: “Në ndërgjegjen e njeriut, e para është dashuria, ndërsa të tjerat vijnë tutje”, pra kjo është edhe vepra e shquar e Nënë Terezës, pikërisht është primati apo akti i parë i saj, që është dashuria, mirësia, ndërsa të tjerat vijnë tutje. Nënë Tereza apo tashmë Shën Tereza gjithmonë ishte në kundrim e veprim, ungjillëzim e përparim njerëzor e cila përmes misionit të saj e kumtoi interpretoj lajmin me jetën e saj të cilën ua dhuroi plotësisht të sëmurave, pleqve, të varfërve, gjithmonë e mbështjellë me lutje e dashuri, me mesazhin e Jezusit “Kush dëshiron të jetë i madh ndërmjet jush, duhet të bëhet shërbëtori juaj”(sipas Mk 10, 43- citat biblik).
Pikërisht është edhe ShHBK “Nënë Tereza” dhe aktivistet e saj që ndoqën pothuajse një pjesë të misionit e shëmbëlltyrës së Nënë Tereze, ndaj edhe me krenari mund të konstatojmë se gjatë atyre viteve, ShHBK “Nënë Tereza”, bëri punë të mëdha dhe shumë të dobishme. E tërë ajo që është bërë ndër ato vite është në rend të parë vepër e Provanisë së Zotit, e cila besnikërisht na ka ndjekë në ato periudha tejet të rrezikshme. Libri monografik në fjalë, i botuar nga bashkautorët Buzhala e Gojani është një përkujtues për ata që ndihmuan dhe përjetuan katrahurat e asaj periudhe të ithte, por edhe për gjeneratat e reja për të mos e harruar të kaluarën, e kaluar, e cila është model shumë i mirë për të mësuar se si duhet sjellë dhe vepruar në situatat e rrjedhave dhe të caktuara me njerëzit që kanë nevojë.
Sipas prof. Buzhalës e prof. Gojanit, “Fryma dhe rezistenca tereziane e humanizmit”, është një libër ku prezantohen rrugëtime, ngjarje dhe shumë raporte faktike, e dokumentare, fotografi me kronika të ndryshme gjithëpërfshirëse të shoqatës humanitare bamirëse, që në vërtetë kjo shoqatë, ishte frymë e solidaritetit tradicional, nga koha kur popullit shqiptar në përgjithësi iu ngritën virtytet në mbijetesë dhe në mos nënshtrimin e regjimit totalitar okupues serb. Pikërisht është një libër simbolik dedikuar shoqatës “Nenë Tereza”, në Klinë dhe plejadës së aktivistëve shembullor të cilët edhe pavarësisht rreziqeve jetësore: burgosjeve, torturave, vrasjeve të tyre që u vinin nga regjimi okupues policor serbian, aktivistet e shoqatës “Nënë Tereza”, apo misionarët vullnetarë të shoqatës ne fjalë asnjëherë nuk u gjunjëzuan edhe përkundër saj, ata bënë punë të lavdishme dhe të rëndësishme dhe me nder, në zbutjen e varfërisë tek populli ynë shqiptar, popull i cili pa dashjen e tij ishte vënë në gjendje të vështirë shtetrrethimi e sundimi deri në ekstremitetin e skamjes dhe varfërisë, e që nuk u lëkundë për asnjëherë. Njëkohësisht, aktivistët e kësaj dege edhe me fuqishëm u gjenden në organizim dhe në mbështetje të të varfërve pa dallim. Siç thonë bashkautorët e këtij libri, në librin e tyre monografik, të gjitha ata që kontribuuan gjatë atyre kohërave vërtetë meritojnë mirënjohje, nder, respekt dhe konsideratë, mbështetur në thënien latine: “Verba Volant, scripta manent” (“Fjala fluturon, e shkruara mbetet”), ndaj të lejon për të kuptuar momentin tepër të rëndësishëm të figurës së Nënë Terezës me rastin e shenjtërimit të saj.
Në pjesën e parë të këtij libri monografik, shkrimtari Prend Buzhala, në vend të hyrjes: Nënë Tereza, Kosova dhe Klina, përshkruan lidhjet e ngushta të Nënë Terezës me Kosovën e Shqipërinë, lidhje që kanë qenë të pandashme dhe se regjimet komuniste të asaj kohe në Shqipëri e deri diku edhe në ish-Jugosllavi, kanë bërë përpjekje që emrin e saj ta mbajnë të mbyllur dhe sa më larg shqiptarëve, edhe pse ishte një nobeliste e përmasave botërore. Simbol i ynë dhe i tryezës sonë që ishte gjatë mbarështimit të dramës, edhe pse mori forma të ndryshme, shëmbëllen bujarinë me të cilën në familjen e saj u brumos Nëna Terezë. Pikërisht, në këtë pjesë prof. Gojani përshkruan dhe prezanton foto faktike në ardhjen e Nënë Terezës në Kosovë në vitet ’70 e ’80, në Letnicë, Prishtinë, e cila u prit nga Pajazit Nushi, intelektual e shkencëtar i dalluar, njëkohësisht Nënë Tereza vizitoi edhe Zllakuqanin e Lugut të Drinit - Klinës, ku u prit në Kishën e “Sh’ Gjon Pagëzuesi” në Zllakuqan nga mons. Mark Sopi (ish-famullitar i kësaj Kishe), e don Fran Sopi (ndihmës famullitar) ajo foli nga ballkoni i zyrës famullitare duke ju drejtuar masës së madhe të besimtarëve në gjuhën tonë amtare. Në këtë pjesë përfshihen në disa pjesë, vlerat shpirtërore të humanistes sonë Nënës Terezë që janë sintezë e vlerave më të mira të civilizimit shqiptar, dhe shpjegues esencial i frymës tolerante dhe kulturës së unitetit tonë kombëtar, edhe pse popull me përkatësi të ndryshme fetare.
Në pjesën e dytë: “Simboli dritëshpërndarës i humanizmit dhe bamirësisë”, autori prof. Mikel Gojani përfshin intervistën me dr. Ukë Berishën, kryetar shumëvjeçar i SHHBK “Nënë Tereza” - dega në Klinë, mjek e specialist i admiruar e ish- drejtor për një mandatë në QKMF. “Nënë Tereza” në Klinë, pikërisht njëri ndër themeluesit e parë edhe të SHHBK “Nënë Tereza” - dega në Klinë, e kryetar i saj gjatë viteve1990-2000.
Në pjesën e tretë: “Themelimi dhe veprimtaria”, e ShHBK “Nënë Tereza” - dega në Klinë, pikërisht spikatet nisma e këshillit iniciues për themelimin që ishte në përbërje të dr. Ukë Berishës-kryetar, e anëtarët të tjerë të këshillit drejtues: Hil Dushi, dr. Anton Shllaku, dhe Merita Berisha të cilët me 20 Dhjetor 1990 në lokalët e Kishës Katolike të “Sh. Gjon Përgëzuesit” në Zllakuqan, për herë të parë mbajtën dhe themeluan degën e ShHBK “Nënë Tereza” dega në Klinë me këtë kryesi: dr. Ukë Berisha- kryetar, dr. Xhafer Morina- n/kryetar, Merita Berisha- n/kryetare, Xhemail Raci-sekretar, don Pashk Dani-anëtar kryesie (ish famullitar i Kishës së Sh’ Gjergjit” në Budislac), Hil Dushi-anëtar kryesie, Enver Sejdiu-anëtar kryesie, dr. Gjok Prenaj-anëtar kryesie, dr. Anton Shllaku- anëtar kryesie, Florije Asllani-Raci- anëtar kryesie, Avdyl Kelemndi- anëtar kryesie, Gani Bajraktari- anëtar kryesie, Pjetër Kola anëtar kryesie.
Ndërsa, anëtar nderi u zgjodhën; ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, mons. Mark Sopi, mulla Brahim Bajraktari, prof. Gjergj Rrapi, e Herbert Hoffman, pikërisht nën udhëheqjen e këtyre misionarëve vullnetarë u themeluan edhe nën degët e ShHBK “Nënë Tereza” dega në Klinë. Klinë, mbi stacion: Matosh T. Berisha(i vrarë nga policia serbe), nën stacion: Agim Duraku(i vrarë nga policia serbe), Qënda e Klinës: Prenkë Gjidoda, Tikvesh: Augustin Berisha, Perlina: Nikollë Prenaj, Deiq: Tomë Marku, Zajm: Elmi Krasniqi, Dollc: Lekë Frroku, Ujmirë: Idriz Berisha, Gllarevë: Xhem Manaj, Shtupel: Lekë Grabanica, Zllakuqan: don Lush Sopi (famullitar i Kishës së Sh’ Gjon Pagëzuesit në Zllakuqan), pastaj Lorenc Kolaj, Budislac: Tomë Quni, Jagodë:Kolë Thaqi, Drenoc: Lekë Daka, Grabanicë: Enver Sejdiu pastaj Naim Buqani, Sverkë: Asllan Morina pasatj Beslim Gashi, Perqevë: Dylber Gashi, Jashanicë: Mujë Marmullaku pastaj Kajtaz Raci dhe Cerovik: Avdi Mehmetaj. Kjo struktur misionarike vullnetare ishte në kuadër të degës SHHBK “Nënë Tereza” - dega në Klinë, edhe pse shumë prej tyre ishin të rrahur e të vrarë nga ana e ushtrisë e policisë serbe gjatë tërë periudhës së para e gjatë luftës, ata e kryen me ndershmëri të plotë detyrat e veta në grumbullimin dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare gjithëpërfshirëse për skamnorët e komunës së Klinës.
Në pjesën e katërt: “Rrugëtime të SHHBK “Nënë Tereza” dega në Klinë nëpër vite (1990-2000) në zbutjen e varfërisë në Kosovë pikërisht në këtë pjesë shfaqet një testament kryesor i themelimit të SHHBK “Nënë Tereza” dhe takimi i ipeshkvit të Ipeshkvi së Kosovës imzot Nikë Prela e dr. don Lush Gjergji me Nënë Terezën në Bukuresht, e cila me dorën e saj e kishte shënuar: Dëshiroj që dashnijën në vepër të kallzoni për njeriun nevojtar (Nënë Tereza) etj.
Pjesa e pestë: Portrete veprimtarësh të SHHBK”Nënë Tereza” - dega në Klinë që nis me shpalljen e anëtarëve të nderit të SHHBK “Nënë Tereza” dega në Klinë: Prof. dr. Gjergj Rrapi (1937-2004) një jetë në shërbim të arsimit, shkencës dhe humanizmit; Herbert Hoffman - sinonim i humanizmit dhe bamirësisë anëtar nderi i SHHBK “Nënë Tereza” - dega në Klinë (shkruan: Pjetër Coli mërgimtar, humanist e deputet i asamblesë komunale në Klinë); Matosh Berisha, humanist i martirizuar; Agim Duraku, nga valltari te bamirësi e luftëtar e dëshmor; Krushkapar i pajtimeve: Vesel Krasniqi 1928-1993; Hil Dushi, dekada në shërbim të shëndetit të popullit; Një jetë në shërbim të humanizmit dhe atdhetarizmës - Avdyl Kelmendi 1935-2009 (shkruan: Resmije Kelmendi-Hajzeraj); Gjokë (Nikë) Prenaj, njeriu i emancipimit, vendosmërisë dhe urtisë; Don Fran Sopi, betejat e fituara nëpër shtigje misionare e humaniste; Enver Brahim Sejdiu ndër veprimtarët më aktiv të ShHBK “Nënë Tereza” dega në Klinë; Zef Grabanica-njeriu i virtyteve atdhetare dhe humaniste; Xhemajl Raci, veprimtar i ShHBK “Nënë Tereza” dega në Klinë, që s’u ndal së vepruari; Tush Dedaj, veprimtar i shquar në shumë fusha të rëndësishme; Hud Gashi, veprimtar i palodhur atdhetarie e humanizmi; Mark Z. Dakën e karakterizojnë virtytet e larta të urtësisë, humanizmit, dhe të atdhetarizmës.
Në pjesën e gjashtë: “Dokumente dhe dëshmi”, prezantohet vendimi, statuti mbi themelimin e degës së SHHBK “Nënë Tereza” - dega në Klinë dhe projekti i sistematizimit dhe përshkrimit të punëve dhe detyrave të punës të punëtorëve të shoqatës.
Në pjesën e shtatë: “Kronika dhe shkrime të ndryshme” nga Zef Grabanica, dr. Palush Prenaj, Miftar Dragidella gazetar, ing. Marjan Ndrecaj, Lale Grabanica, Prend Buzhala e ngjarje të tjera nga intelektual të tjerëtë SHHBK “Nënë Tereza”- dega në Klinë në shpërndarjen e vaksinave dhe ndihmave humanitare të edituara edhe në gazetën “Fjala e lirë”.
Në pjesën e tetë: “Dokumente të prezantuara nga SHHBK “Nënë Tereza” - Dega në Klinë, biografia dhe shënimet e bashkautorëve të këtij libri monografik, prof. Prend Buzhala e prof. Mikel Gojani. (VIJON)
List of videos