Çelaj: PDK prin me vlerësimin e grave
Çelaj: PDK prin me vlerësimin e grave
18.10.2017 | 21:21
Kandidati për Kryetar të Prishtinës nga radhët e PDK-së, Lirak Çelaj, në një tubim me strukturat e grave të PDK-së, dega në Prishtinë, ka thënë se Partia Demokratike prin me atë se si vlerësohen gratë, duke potencuar faktin që PDK ka tri kandidate femra, dhe se gati gjysma e kandidateve për asamble në komunën e Prishtinës janë gra.
Ai edhe më tej u premtoi përkrahje grave ashtu edhe siç iu kishte premtuar kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli, njofton Klan Kosova.