Ky do të jetë moti për fundjavë
Ky do të jetë moti për fundjavë
21.04.2017 | 16:54
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë kohë pas kohe me vranësira dhe me diell.
“Vranësirat ditën e diell vende-vende do të shoqërohen me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë celsius, ndërsa në viset malore minimalet parashihet të ulen deri -4 gradë celsius, kurse temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, është thënë në njoftimin e IHMK-së.