Abrashi premton mbështetje për gratë
Abrashi premton mbështetje për gratë
26.09.2017 | 14:16
Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK), Arban Abrashi, është zotuar se gjatë mandatit të tij do të ofrojë më shumë përkrahje për gratë në të gjitha segmentet e jetës.
Ai gjatë një takimi me shoqatat e grave të Prishtinës, ka theksuar se avancimi i rolit të gruas në shoqëri do të jetë ndër prioritetet kryesore të tij. Mbështetje grave u ka dhënë edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili ka theksuar se gratë në biznes në shumë raste kanë krijuar vende të punës dhe jo vetëm të rrethit të tyre, por edhe më gjerë.