Ahmeti: Do të kandidohem edhe për një mandat për Prishtinën
Ahmeti: Do të kandidohem edhe për një mandat për Prishtinën
21.04.2017 | 00:24
Shpend Ahmeti ka thënë se përkrahësin më të madh për të kandiduar për kryetar të Prishtinës e ka pasur Albin Kurtin.
“Një muaj kanë zgjatur bisedat që unë ta pranoj, sepse nuk kam menduar se mund të fitoj. Albini e ka besuar dhe mirë e ka pas”, ka thënë Ahmeti në “Interaktiv” të KTV-së.
Kësisoj, Ahmeti ka thënë se “nuk do që ta rrezikojë projektin e Komunës së Prishtinës”. “Përkundër lodhjes, familjes, e 500 arsyeve unë mendoj se duhet të kandidohem për Prishtinën sepse Prishtina është më e rëndësishme se unë. Nëse Lëvizja Vetëvendosje e sheh ndryshe për ne nuk ka problem. Për neve Kosova është shumë e rëndësishme për t’ia lënë në duar Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Isa Mustafës”, ka thënë Ahmeti. “Lëvizja nuk i takon as Kurtit, as Ymerit as Molliqajt, as mua. Unë nuk jam mysafir i Albin Kurtit në Vetëvendosje, pse kam shkuar në vitin 2010. Asnjëri nuk është pronar i V vetëvendosjes”, ka thënë më tej ai. “Nuk kemi mendim uniformë. Kemi mospajtime mes vete dhe ky është funksionimi i grupit”, ka thënë ai.