Asnjë i vdekur këtë vit nga ethet hemorragjike
Asnjë i vdekur këtë vit nga ethet hemorragjike
17.08.2017 | 15:50
Gjatë këtij viti asnjë person nuk ka vdekur si pasojë e etheve hemorragjike, krime kongo. Ndryshe, kanë qenë mbi 1 mijë qytetarë në gjithë Kosovën, që kanë kërkuar ndihmë mjekësore nga pickimi i rriqrave.
Infektologu Sali Ahmeti, ka thënë për “Radio Evropa e Lirë” se sivjet me gjithë rastet e evidentuara si të dyshuara, nuk ka pasur sëmundje të etheve hemorragjike, krime kongo. “Ka pasur pickime nga zonat endemike, por pas hospitalizimeve të disa rasteve të dyshimta, asnjë rast nuk ka rezultuar me sëmundje të etheve hemorragjike, krime kongo”, ka thënë Ahmeti.
 
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link:  https://www.evropaelire.org/a/asnje-viktime-nga-ethet-hemorragjike-/28682117.html