Asnjëri nuk mund të më mposhtë
Asnjëri nuk mund të më mposhtë
19.10.2017 | 08:25
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili synon ta marrë edhe një mandat, ka bërë me dije se është i pamposhtur në këtë garë më 22 tetor.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se puna e mirë që ka bërë gjatë këtij mandati qeverisës që po lëmë dhe besimi që ka krijuar te qytetarët e Mitrovicës do t’ia sigurojnë fitoren që në raundin e parë. Bahtiri ka thënë se përpjekjet e PDK-së për ta kthyer pushtetin në këtë qytet janë të kota.
Ai ka thënë se kandidatja e PDK-së për kryetare komune nuk ka kapacitet për ta udhëhequr Mitrovicën, kurse për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje thotë se nuk po përforcon mirë. Bahtiri ka theksuar se 65 për qind e elektoratit të Lëvizjes Vetëvendosje e duan atë për kryetar komune.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)