Bajram Mulakut i hyn në zyrë një person me armë
Bajram Mulakut i hyn në zyrë një person me armë
20.03.2017 | 13:22
Një person ka hyrë sot në mëngjes në zyrën e kryetarit të komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku.
Policia ka arrestuar të dyshuarin nga i cili ka konfiskuar një revole.
Rastin e ka konfirmuar për “KosovaPress” zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti. “I dyshuari në gjendje të dehur kishte hyrë në objektin e Komunës, gjegjësisht në zyrën e kryetarit. Hetuesit janë duke u marrë me rastin për të sqaruar të gjitha rrethanat e veprimit të personit të dyshuar”, ka thënë Zahiti.
“KosovaPress” ka bërë përpjekje që të kontaktojë edhe kryetarin e Vushtrrisë por ai e ka fikur telefonin.