Bajrami: Zgjedhjet, pastaj formati i ri i dialogut me Serbinë
Bajrami: Zgjedhjet, pastaj formati i ri i dialogut me Serbinë
21.04.2017 | 11:11
Shefja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, ka thënë së askush nuk mund të garantojë se bisedimet në Bruksel mund t’ia sjellin njohjen Kosovës nga ana e Serbisë.
“Bisedimet që janë duke u zhvilluar në Bruksel, askush s’mund të garantojë se këto bisedime do t’i sjellin njohje Kosovës dhe mos pengim. Ne jemi për bisedime të barabarta sepse vetëm të barabarta sjellin rezultate, por Kosova në këto bisedime është futur e pabarabartë. Edhe pse pakica serbe përbën 5 për qind është më e privilegjuara në rajon dhe Evropë e nuk është ashtu siç po pretendohet këtu. Vetëm bisedimet e barabarta janë garanci”, ka thënë Bajrami në sesionin e dytë punues të mbledhjes së tretë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë. Ajo ka thënë se para se të fillojnë bisedimet në një format të ri, në Kosovë duhet të mbahen zgjedhjet e raja. “Para se të fillojnë bisedimet në një format të ri duhet të mbahen zgjedhjet e reja. Na kanë kushtuar shumë që sot të jemi të lirë është derdh gjak dhe janë dhunuar femra, janë edhe 1600 trupa që nuk e dimë ku janë e për të cilat Serbia do të duhej të na tregonte”, është shprehur Bajrami.
 
Redaksia online
(a.m. / epokaere.com)