Beqa: Lufta e UÇK-së është vërtetuar se ishte e drejtë dhe e pastër
Beqa: Lufta e UÇK-së është vërtetuar se ishte e drejtë dhe e pastër
10.01.2017 | 22:21
Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, gjatë fjalës së tij në seancën e jashtëzakonshmë e mbajtur për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ndalimi i tij është i pa pranueshëm nga një shtet mik siç është Franca, për shkak të një urdhër-arresi të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.
Beqa po ashtu ka thënë se lufta e e UÇK-së është vërtetuar se ishte e drejtë dhe e pastër. “Lufta e UÇK-së është vërtetuar se ishte e drejtë dhe e pastër dhe ne jemi krenar që kemi luftuar kundër regjimit të Milosheviçit dhe për lirin e vendit tonë. Lufta e jonë u vërtetua si luftë e drejtë në dy rrafshe nga bota demorkatike. Me ndërhyrjen e NATO-s dhe me lirimin e çlirimtarëve nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë”, ka deklaruar Beqa.
Beqa ka shtuar se Kosova dhe instuticionet e saj, duhet përmes bisedimeve në Bruksel dhe përmes shteteve mike të bëjnë ç’është e mundur që Interpoli të mos i shpërndajë urdhër-arrestet e lëshuara nga Serbia. “Ne duhet ta kemi parasysh që Serbia është shumë e interesuar që të krijon situata qe Kosova dhe Franca t’i zbehin marrëdhëniet e mira që kanë mes vete”, ka thënë ai.
Sipas tij, Qeveria, Republika e Kosovës dhe institucionet e drejtësisë duhet të përdorin të gjitha mekanizmat shtetërorë që të ofrojnë garanci për lirimin e shpejtë të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.