Beqaj: Në seancën e 24 gushtit, do t’i formojmë institucionet
Beqaj: Në seancën e 24 gushtit, do t’i formojmë institucionet
16.08.2017 | 20:30
Anëtari i Kryesisë së PDK-së dhe ish-deputeti i kësaj partie, Besim Beqaj, ka theksuar se me 24 gusht do të formohen institucionet e vendit.
Ai në emisionin “Info – Box” të “RTV Dukagjini”, ka theksuar se janë bërë shumë debate dhe biseda ndërmjet akterëve politike, të cilat kanë orientim pozitiv për vendin. “Ne jemi të bindur që kur koalicioni PAN e propozon Veselin për kryetar të Kuvendit, do t’i kemi votat. Ne po flasim për konsultime të gjëra politike. Besoj që është e rëndësishme të kuptohet se deputeti është i lirë të marrë vendime individuale, sepse votuesit ia kanë dhënë besimin. Nuk lejohet maltretimi i deputetëve dhe shtyrja e tyre për qëndrime të tilla”, ka theksuar Beqaj.