Beqiri: Kosova ka shënuar progres kundër terrorizimit
Beqiri: Kosova ka shënuar progres kundër terrorizimit
21.04.2017 | 11:58
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, ka thënë se sfidat e sigurisë në Kosovë nuk janë të ndara.
Ai ka thënë se Kosova nuk mund të ndahet nga sfidat globale, siç janë kërcënimet terroriste. “Progresi i Kosovës në fushën e krimit të organizuar ekonomik dhe terrorizmit ka progres të dukshëm. Nga shtatori 2015 nuk ka raste të raportuar të pjesëmarrje të qytetarëve të Kosovës në lufta të huaja. Policia e Kosovës ka bashkëpunim dhe ka shënuar progres pasi janë mbi 72 marrëveshje të natyrës së tillë. Gjatë citit 2016 në fushën e krimeve të rënda janë hetuar mbi 2000 raste”, ka thënë Beqiri.
 
Redaksia online
(a.m. / epokaere.com)