Betohen vullnetarët e Korpusit të Paqes
Betohen vullnetarët e Korpusit të Paqes
17.08.2017 | 15:56
Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Greg Delawie morën pjesë në ceremoninë e betimit të grupit të katërt të vullnetarëve të Korpusit të Paqes në Kosovë.
Vullnetarëve të Korpusit të Paqes sot iu ndanë certifikata për përfundimin me sukses të trajnimit gjatë tre muajve në Kosovë, ndërsa dy vitet e ardhshme do të angazhohen si mësimdhënës të gjuhës angleze në disa shkolla të Kosovës, për çka sot edhe e bënë betimin solemn.