Darmanoviqi: Çështja e demarkacionit për Malin e Zi, punë e kryer
Darmanoviqi: Çështja e demarkacionit për Malin e Zi, punë e kryer
26.09.2017 | 14:08
Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë vizitës zyrtare që po e zhvillon sot në Mal të Zi, është takuar me homologun e tij malazez, Sërgjan Darmanoviq.
Ky i fundit në një konference për medie, pas takimit, ka thënë se çështja e demarkacionit me Kosovën për Malin e Zi është punë e kryer. “Siç kam deklaruar më herët, demarkacioni mes dy vendeve është punë e kryer”, ka thënë Darmanoviqi.
Ndërsa, shefi i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka thënë homologut të tij malazez se ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës është i pamundur në këtë moment për shkak të raporteve të partive. “Ne jemi të vetëdijshëm që marrëveshja është nënshkruar por kërkojmë mirëkuptim dhe durim”, ka thënë Pacolli.