Do të fitoj pa balotazh
Do të fitoj pa balotazh
16.08.2017 | 23:04
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Komunës së Pejës, Fatmir Gashi, ka bërë me dije se i ka hyrë garës zgjedhore të 22 tetorit për ta sjellë ndryshimin në këtë komunë.
Ai ka thënë se një prej arsyeve kryesore që është kandiduar për kryetar të Komunës së Pejës ka qenë degradimi i qytetit nga qeverisja aktuale e drejtuar nga Gazmend Muhaxheri. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Gashi ka shprehur optimizëm se do t’i fitojë zgjedhjet në qytetin e Pejës, madje që në raundin e parë. Ai ka thënë se nuk ua ka frikën kandidatëve të tjerë, pasi është më i përgatitur se ta. Gashi ka treguar se prioritete kryesore në mandatin e tij do të jenë infrastruktura, zhvillimi ekonomik, menaxhimi dhe transparenca.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e së enjtes të gazetës “Epoka e re”)