Edhe Princi Leka II ftohet në ceremoninë e inaugurimit të Trumpit
Edhe Princi Leka II ftohet në ceremoninë e inaugurimit të Trumpit
11.01.2017 | 11:42
Edhe Princi Leka II është ftuar të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të 45-të të SHBA-ve, Donald Trumpit.
Ftesa për Princin Leka është zyrtare dhe ajo është bërë nga Martin J. Golden, sekretar i Konferencës, si dhe senator i distriktit të 22-të në shtetin e Nju Jorkut. Pjesëmarrja e shqiptarëve në inaugurimin e presidentit amerikan Trump u bë një çështje e madhe, shkruan “Shqiptari.eu”, për shkak të ftesave dhe e dyta, nga arrestimi i kryetarit të AAK-së, ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, i cili po udhëtonte për në SHBA për të marrë pjesë pikërisht në këtë ceremoni.