Emini: Qeveria është duke hartuar strategjinë e punësimit 2017-2020
Emini: Qeveria është duke hartuar strategjinë e punësimit 2017-2020
21.04.2017 | 10:38
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini, ka bërë me dije së Qeveria e Kosovës është duke hartuar draft-strategjinë e punësimit 2017-2020.
Ajo në sesionin e dytë punues të mbledhjes së tretë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, ka deklaruar se kjo strategji do të jetë pjesë përbërëse e dokumenteve të Kosovës. “Legjislacioni i Kosovës është i përafruar me atë të Bashkimit Evropian”, ka thënë Emini.
 
Redaksia online
(a.m. / epokaere.com)