Festë e madhe në kryeqytetin e Kosovës (FOTO)
Festë e madhe në kryeqytetin e Kosovës (FOTO)
17.02.2017 | 14:44
Republika e Kosovës sot është duke shënuar 9-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Kjo datë është duke u shënuar në të gjitha komunat e Kosovës, dhe jo vetëm. Sheshet kryesore të Prishtinës, kafenetë kanë qenë të stërmbushura me qytetarë të cilët kanë dal për të festuar 17-Shkurtin.
Ajo çfarë ia shton hijeshinë kësaj feste është edhe koha e mirë e cila është duke mbretëruar në kryeqytet. Po ashtu hijeshinë kësaj feste ia kanë dhenë edhe fëmijët të cilët dukeshin të lumtur derisa ecnin nëpër sheshet në Prishtinë. Sikurse herëve të kaluara edhe në ketë përvjetor të pavarësish sheshet kanë qenë të stolisura me flamuj shtetëror. As në këtë festë nuk kanë munguar as shiteshit ambulator të cilët kanë dalë për të shitur flamuj shtetëror dhe kombëtar. Nuk mungonin as rekuizitat me elemente shtetërore dhe kombëtare.
 
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)