Flasin për procesin e liberalizimit të vizave
Flasin për procesin e liberalizimit të vizave
20.03.2017 | 16:40
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Skender Hyseni, ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, me të cilin ka biseduar për proceset nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës, në veçanti për liberalizimin e vizave.
Me këtë rast, ministri Hyseni ka vlerësuar bashkëpunimin e mirë mes të të dyja vendeve, në ruajtjen e rendit dhe ligjit, si dhe luftimin e krimit të organizuar, ekstremizmit të dhunshëm, trafikimin me qenie njerëzore etj. Ndërsa, ambasadori i Hungarisë, Laszlo Markusz, ka theksuar se Hungaria do të vazhdojë të përkrahë Republikën e Kosovës, duke vënë në pah bashkëpunimin ndërshtetëror mes dyja vendeve në forcimin e institucioneve të sigurisë.