Gjobitet Kadri Veseli
Gjobitet Kadri Veseli
21.04.2017 | 11:45
Gjykata Themelore në Prishtinë e gjobiti sot kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli me 200 euro, për shkak se Veseli nuk erdhi si dëshmitar në seancën, në të cilën katër deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje! akuzohen për gazin lotsjellës në Kuvend.
Gjobë e njëjtë iu shqiptua edhe nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Halitit, por edhe deputetëve Naser Osmanit, Armend Zemajt dhe Leonora Limajt.
As Haliti, Osmani, Zemaj e Limaj nuk u paraqitën në gjykatë, në të cilën si Veseli ishin ftuar si dëshmitarë. Dënimin e Kadri Veselit me gjobë, e akuzuara tjetër e këtij procesi Donika Kadaj-Bujupi e quajti tallje. Seanca është shtyrë në afat të pacaktuar. (Kallxo.com)