Gjykata lejon Oliver Ivanoviqin të mbrohet në liri
Gjykata lejon Oliver Ivanoviqin të mbrohet në liri
21.04.2017 | 17:44
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka vendosur që Oliver Ivanoviqi, kryetari i Iniciativës Qytetare SDP të mbrohet në liri.
Ai po gjykohet për një krim të kryer në shkurt të vitit 2000. Ndërkaq, pas një procesi që ishte zhvilluar ndaj tij, ai ishte liruar nga aktakuza për krime lufte të vitit 1999.
Gjykimi i Ivanoviqit ka nisur më 24 mars të vitit të kaluar. Më pas, procesi ishte rikthyer në fillim, me vendim të Gjykatës së Apelit në Prishtinë, raporton “Rel”. Në shkurt të këtij viti, gjykata pati vendosur që Ivanoviqit t’i shqiptoj masën e arrestit shtëpiak.