Gucati i jep ultimatum Qeverisë për pensionet e veteranëve të UÇK-së
Gucati i jep ultimatum Qeverisë për pensionet e veteranëve të UÇK-së
18.10.2017 | 15:26
Vetëm pak ditë para zgjedhjeve lokale, veteranët e luftës së UÇK-së janë revoltuar.
Ata kanë thënë se nëse nuk i marrin pensionet deri të premten, nuk do të dalin për të votuar. Në anën tjetër, pensionet e tyre kanë nxitur reagime në mes të subjekteve politike për shkak se 17 milionë euro, të parapara për sigurimet shëndetësore, do t’i shtohen fondit të veteranëve të UÇK-së, për të cilët janë ndarë gjithsej 26 milionë euro. Kryetari i shoqatës së veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, ka theksuar se veteranëve nuk u intereson shumë se ku janë marrë paratë. Nëse nuk na japin deri të premten unë do të dalë në rrugë dhe do t’i thërras veteranët të dalin. Pensionet na takojnë me ligj dhe s’po kërkojmë asgjë tjetër përveçse të implementohet ligji”, ka deklaruar në një bisedë për “Express”.