Haliti reagon pas gjobitjes nga gjykata
Haliti reagon pas gjobitjes nga gjykata
21.04.2017 | 12:35
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, Haliti, ka thënë se nëpërmjet medieve sot ka pranuar lajmin se qenka dëshmitar në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj deputetit Albin Kurti dhe se është gjobitur nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
“Gjithashtu edhe për dënimin e shqiptuar ndaj meje prej 200 euro për mospjesëmarrje për të dëshmuar për këtë rast në gjykatë. Hajde gjykatës Kalludra hajde! Po si të vij dëshmitar pa u njoftuar asnjëherë që jam dëshmitar, pa më dërguar ftesë asnjëherë, apo u dashka që për kapriçot tuaja të shqiptoni dënime komprometuese duke keqpërdorur ligjin?Për hir të opinionit dhe jo për ndonjë shqetësim tjetër dua të njoftoj se: nga gjykata s’kam marrë asnjë herë njoftim as thirrje për të qenë dëshmitar. Prandaj duke marrë këtë për bazë, publikisht kërkoj nga gjyqtari Kalludra që të respektoj rregullat për ftesën e dëshmitarëve dhe në përputhje me këtë të zbatoj ligjin. Dhe poa shtu kërkoj që për komprometimin tim publik gjyqtari Kalludra të më kërkojë falje publikisht”, është thënë reagimin e Halitit dërguar medieve.