Haradinaj, Kuçi dhe Hadergjonaj bëjnë homazhe në Gllogjan
Haradinaj, Kuçi dhe Hadergjonaj bëjnë homazhe në Gllogjan
17.08.2017 | 13:55
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi dhe deputetja e PDK-së Safete Hadergjonaj, kanë bërë sot homazhe në Gllogjan.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka treguar se sot ka nderuar heroin e kombit, Skënder Çeku. “Sot në Gllogjan në nderim të heroit të kombit, luftëtarit të madh Skënder Çeku. Skënder Çeku ishte ideatori dhe luftëtari i paepur i të gjitha kohërave, andaj sot me respekt përulem para veprës së tij. Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Haradinaj.