Haradinaj: Majlinda dhe Nora, nderi dhe krenaria e shqiptarëve
Haradinaj: Majlinda dhe Nora, nderi dhe krenaria e shqiptarëve
20.04.2017 | 22:08
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar xhudistet e Kosovës të cilat triumfuan në Kampionatin Europian. Haradinaj ka thënë se Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova janë nderi dhe krenaria e shqpitarëve.
Postimi i plotë i Haradinaj në “Facebook”:
Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, janë nderi dhe krenaria e shqiptarëve!
Janë inspirimi im!
Toni Kuka, Majlinda dhe Nora, sot ma keni rrit zemrën!
Ja u paça borxh dedikimin e fjalët e mira për mua!
Unë besoj në ju dhe në popullin tim!
RH