Haradinaj: Me Dreshajn Istogu do të jetë qendra më e zhvilluar
Haradinaj: Me Dreshajn Istogu do të jetë qendra më e zhvilluar
18.10.2017 | 22:21
I pari i AAK-së, njëherësh kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në komunën e Istogut.
Ky i fundit ishte prezent në fushatën elektorale të kandidatit të AAK-së, për të parin e Istogut, Gani Dreshaj.
Me këtë rast, Hardinaj ka zgjedhur që të flasë për Dreshajn, Istogun si dhe zhvillimet që pritet t’i ketë komuna duke pasur në pozitën e kryetarit kandidatin e kësaj partie. “Jam thellë i bindur se do të jetë Istogu qendra më e zhvilluar në vend nga kapitali i huaj. Vetëm Istogu e ka këtë mundësi, nuk e ka asnjë komunë tjetër. Edhe ne mundemi me i ndihmu prej Prishtinës. Sa i përket projekteve, mos u trembni se jam unë. As për infrastrukturë të jetës s’keni me u tremb. Sa i përket investimeve, ky njeri mundet. 30 ditë janë të mëdha, mos i humbisni 30 ditë, kryejeni atë që është në të mbarën e këtij vendi, të dielën të fitojë Istogu, Gania e numri 50 e këta që i keni para jush që janë bijtë e bijat e juaja”, ka thënë Haradinaj.