Haradinaj: Nuk quhet marrëveshje nëse nuk ratifikohet nga dy shtete
Haradinaj: Nuk quhet marrëveshje nëse nuk ratifikohet nga dy shtete
26.09.2017 | 19:31
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk e konsideron ndërkombëtare marrëveshjen për demarkimin e kufirit Kosovë-Mali i Zi, edhe pse kjo marrëveshje është ratifikuar nga parlamenti i vendit fqinj.
Haradinaj tha se një marrëveshje nuk quhet ndër kombëtare nëse nuk ratifikohet nga dy vende. Kryeministri, njëherësh lider i AAK-së, i bëri komentet gjatë një tubimi zgjedhor në Pejë, raporton Ekonomia Online. Komentet e Haradinajt pasojnë deklaratën e ministrit të Jashtëm të Malit të Zi, Srxhan Darmanoviq, se çështja e demarkacionit është e kryer për vendin e tij.