Haradinaj: Qeveria ka dinamizuar implementimin e MSA-së
Haradinaj: Qeveria ka dinamizuar implementimin e MSA-së
18.10.2017 | 16:48
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim shefin e Njësisë D3 për Kosovën, pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit të Komisionit Evropian, David Cullen, me të cilin diskutuan për avancimin e perspektivës evropiane për Kosovën.
Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar Cullen për masat që i ka ndërmarrë kabineti i tij qeveritar për të dinamizuar implementimin e MSA-së dhe ERA-s, për reformat në sundimin e rendit dhe ligjit, si dhe në përmirësimin e kushteve të klimës së biznesit në Kosovë. Kurse Cullen ka falënderuar kryeministrin Haradinaj për pritjen, si dhe i ka përcjell falënderimet nga Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, Christian Danielsson, në përkushtimin e shtuar të Qeverisë së Kosovës për agjendën evropiane. Cullen ka shprehur gatishmërinë e Komisionit Evropian për mbështetje buxhetore sektoriale, kryesisht në fushat e administratës publike dhe energjisë. Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcillar, i cili u zotua në drejtim të angazhimit politik për mbështetjen buxhetore sektoriale në Reformën e Administratës Publike.