Haradinaj pranon urim nga kryeministri kroat, Plenkoviç
Haradinaj pranon urim nga kryeministri kroat, Plenkoviç
26.09.2017 | 11:36
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar telegram urimi nga kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç.
Në urimin e kryeministrit Plenkoviç thuhet:
 
I nderuar Kryeministër,
 
Dëshiroj t’ju shpreh urimet për zgjedhjen tuaj si kryeministër i Republikës së Kosovës, personalisht dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe t’ju uroj suksese.
Jam i bindur se tashmë marrëdhëniet shumë të mira dhe miqësore midis Kroacisë dhe Kosovës do të vazhdojnë të zhvillohen për satisfaksionin dhe përfitimin reciprok.
Ju lutem, pranoni, Shkëlqesia Juaj, konsideratën më të lartë.
 
Juaji, sinqerisht,
Andrej Plenkoviç