Hyseni: MPB-ja ka treguar rezultate në zbatimin e masave që dalin nga MSA-ja
Hyseni: MPB-ja ka treguar rezultate në zbatimin e masave që dalin nga MSA-ja
21.04.2017 | 12:01
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Skënder Hyseni, ka thënë së kjo ministri ka treguar rezultate të mira sa i përket zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA).
“MPB-ja ka treguar rezultate shumë të mira në zbatimin e masave që dalin në kuadër të programit kombëtar për zbatimin e MSA-së e që MPB-ja e rendit në krye të arritjeve më të mëdha. Është punuar në mënyrë intensive në përmbushjen e të gjitha rekomandimeve nga takimi i nënkomiteti drejtësia liria dhe siguria mbajtur në janar të këtij vitit. Garantimi i ligjit dhe siguria publike është ndër detyrat kryesore, gjithnjë duke u bazuar në strategjinë nacionale, janë arritur rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka thënë Hyseni në sesionin e dytë punues të mbledhjes së tretë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë.
 
Redaksia online
(a.m. / epokaere.com)