Ish-nënkryetari i PD-së i bashkohet Nismës
Ish-nënkryetari i PD-së i bashkohet Nismës
21.04.2017 | 15:19
Ish-nënkryetari i Partisë së Drejtësisë, njëherësh ish-kryetar i Degës së kësaj partie në Kaçanik, Avni Tafili i është bashkuar të premten Nismës për Kosovën.
Përpos Tafilit, Nismës për Kosovën i janë bashkuar edhe bashkëpunëtorët e tij. Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se nga sot kandidati i këtij subjekti politik për kryetar të Kaçanikut, Agim Çakaj, do ta ketë shumë më të lehtë për t’i sjellë ndryshimet në qytetin e Kaçanikut. Ndërsa anëtari më i ri i Nismës, Avni Tafili, ka ftuar të gjithë ata që duan një Kosovë të zhvilluar dhe të drejtë që t’i bashkohen këtij subjekti politik dhe iniciativës për t’i dërguar përpara proceset e vendit.